Veliu: Kurti s’kishte guxim për aksione në veri, tash po bën budallakia atje

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, i tha kryeministri Albin Kurti se është mashtrues dhe i paguximshëm, pasi ky i fundit i përqeshi ish-ministrat e LDK-së kur qeverisën së bashku në Qeverinë Kurti I.

Po ashtu deputeti Veliu i tha kryeministrit Kurti se Kurti po bën “budallakia” në veri.


“Kryeministri iu referua qeverisë Hoti, në të cilën  unë isha ministër, unë kam qenë ministër edhe në qeverinë Kurti dhe ky e din shumë mirë që mua mendja nuk më ka shku me bo budallakia të tilla qysh po bën ky tash në veri, por kam punu për integrim të Veriut përnjëmend. Dhe ky e din që unë i kam ofru ktij të ndërmarim aksione të ndryshme në Veri, por ky nuk ka pas guxim edhe atëherë i kam thënë është mashtrues. Është i paguximshëm nuk ka guxim edhe sot i them të njëjtat fjalë”, u shpreh Veliu.