Nënkryetari i LDK-së, Agim Vliu njëherish ish ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë Kurti ka thënë se ky I fundit si kryeministër në largim dhe kryetari i Lëvizjes anti-kosovare dhe anti-amerikane, në përpjekjen e tij të dëshpëruar për të fshehur, sipas zakonit ideologjik, arsyen e vërtetë të largimit të tij nga qeverisja e Kosovës, ka hedhur akuza ndaj tij.
Ai ka thënë se tradhtia dhe sabotimi që Kurti përdori duke u munduar që ta arsyetoj vendimin e tij për ta shkarkuar atë, janë vetëm atribute që i takojnë atij.
“As unë dhe as LDK-ja, por Albin Kurti ka tradhtuar dhe po tradhton Kosovën dhe ka sabotuar e po saboton Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka shkruar Veliu.
Veliu në një shkrim në Facebook ka thënë se Kurti ka provokuar prishjen e koalicionit me LDK-në, për shkak se prishi raportet me SHBA-ne dhe botën perëndimore.
“Këtë e bëri sepse e kishte paralajmërimin e qartë të LDK-së se nuk do ta lejonte prishjen e raporteve të Kosovës me Shtetete e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët natyrorë të saj. Dhe e kishte ditën e premte, si afatin e fundit për të reflektuar në këtë drejtim”, ka shkruar Veliu.
“Për ta hequr, menjëherë dhe pa kushte tarifën. Për tia hequr Amerikës barrën ndërkombëtare që shteti i sponsoruar prej saj nuk është i denjë për respektimin e rregullave të ekonomisë e demokracisë perëndimore”.







