Veliu e Selimi përplasen për “mustaqe”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, vlerëson se një ndër veprimet më të mira të qeverisë Kurti, ka qenë shkarkimi i Agim Veliut, derisa ka theksuar se po të ishte Hoti kryeministër i mirëfilltë do ta përdorte këtë si shembull.

Selimi në seancën e sotme plenare, iu drejtua Veliut duke i thënë se nuk është shkarkua që mbante “mustaqe”, por që ishte i pa aftë në punë.

“Unë besoj që ti je shkarku jo për mustaqet që i mban por që ke qenë i pa aftë, dhe besoj që një ndër veprimet më të mira të Kurtit që ka me u mbajt mend gjatë ka me qenë shkarkimi juaj. Shkarkimi yt atëherë do të duhet të ishte shembull edhe sot nëse kryeministri do të ishte i mirëfilltë dhe i përgjegjshëm. Në këtë situate ku është sot policia besoni që edhe ti edhe ne i kishim ndihmu policisë, nëse ti nuk do të mbaje peng postin që nuk të takon”, ka thënë Selimi.

 I menjëhershëm ishte reagimi i Veliut, i cili i tha Selimit se, Mustaqet i mban por nuk është i pa fytyrë sikur ai.

“Rexhep unë i mbaj mustaqet, por i pa fytyre si ti nuk jam”, ka thënë Veliu.