Veliqi thotë se mbyllja e lojërave të fatit do të ndikojë në rritjen e kriminalitetit

Istref Veliqi, kryetar i shoqatës së bizneseve të lojërave të fatit në Kosovë, në Rubikon të KTV-së bëri të ditur se janë 36 biznese të lojërave të fatit të cilat operojnë me licencë.

Sipas tij, mbyllja e tyre do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e kriminalitetit.

“Është dashtë mu ulë me shoqatën e lojërave të fatit me diskutu meqë sipas deputetit në fjalë, Naser Osmani-LDK, paska eskaluar situata. Ne kemi kërkuar që në kohën e qeverisë së LDK-së që të ulemi dhe ta rregullojmë ligjin”, ka thënë ai.

“36 biznese të lojërave të fatit punojnë me licencë, bastore dhe lokale me automatë”, ka thënë Veliqi.

“80 për qind e lojërave të fatit funksionojnë në Shqipëri edhe pse ne themi që janë mbyllur ato vazhdojnë të operojnë”, tha tutje.