Veliaj ia dhuron Hotit “Çelësin e qytetit të Tiranës”

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Tiranë takoi edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, raporton Ekonomia Online.

Veliaj ia dhuroi “Çelësin e qytetit të Tiranës” kryeministrit Hoti.

Vitin e kaluar, ish-kryeministri Ramush Haradinaj pati refuzuar këtë çelës, pasi siç kishte deklaruar ai se i njëjti iu është dhuruar solistit serb Goran Bregoviqit.

I pari i Qeverisë gjatë së premtes ka zhvilluar një sërë aktivitetesh në qytetin e Tiranës me liderët politik të Shqipërisë, me ftese të homologut të tij, Edi Rama, raporton EO.

Pas këtij takimi, Hoti në fund do të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.