Veli Sahiti-Trix dhe Fero publikojnë këngën “Liria ka emër”

Përpos urimeve që erdhën për nderë të ditës 28 Nëntori, nuk munguan as edhe projektet muzikore.

Veli Sahiti-Trix së bashku me rep-artistin Fero duket se kanë zgjedhur të bashkojnë forcat, për të sjell një duet unik.

Bëhet fjalë për këngën “Liria ka emër”, e cila është publikuar sot (e shtunë) në platformat digjitale.

Projekti përndryshe ka qenë ripërpunim i këngës “Marshi i UÇK-së”, kënduar nga Arif Vladi.

Në klip palët shihen në vende të ndryshme, ndërsa Fero i veshur si ushtar qëndron në Prekaz.

Vlen të përmendet se që në minutat e parë të lansimit “Liria ka emër” është pritur mirë nga admiruesit e muzikës së tyre.