Veli Mustafa, emërohet nënkryetar i komunës së Preshevës
Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ka njoftuar se nga sot në pozitën e nënkryetarit të kësaj komune është emëruar Veli Mustafa.
Arifi ka thënë se Veliu me punën e tij ka dëshmuar se është personi i duhur për këtë pozitë.
“Veliu punën e tij të mirë e ka dëshmuar gjatë kohës kur ishte si Sekretarit i Fondit për Qëllime Humanitare në komunën tonë, andaj i uroj suksese dhe punë të mbarë!”, tha Arifi.