Vela: Rendi kushtetues nuk u cenua nga Zyra Ovale por nga politikanë të papërgjegjshëm si Hoti

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, i është kundërpërgjigjur deklaratës së Avdullah Hotit, i cili pak më herët i reagoi Vjosa Osmanit.

Hoti derisa e ka vlerësuar Osmanin si politikane të papërgjegjshme, e ka pyetur atë se “Si mund të cenohet rendi kushtetues i Kosovës nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë”.

“Rendi kushtetues nuk është cenuar nga Zyra Ovale por nga politikanë të papërgjegjshëm si Hoti. Nga kryeministri jokushtetues i Kosovës nuk mund të presim respektim te Kushtetutës dhe të drejtës së patjetërsueshme të Kosovës për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare”, shkroi Vela në Twitter.

Osmani tha në fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës se pranimi i moratoriumit në Washington, i nënshkruar nga Avdullah Hoti atëkohë kryeministër, ka cenuar rendin kushtetues të Kosovës.