Lajmi i fundit

Vela nuk do të jetë më shef i kabinetit të presidentes

Blerim Vela nuk do të jetë më shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Telegrafi ka mësuar nga burimet e saj se vendimi është nënshkruar sot 30.11.2023, ndërsa hyn në fuqi nga data 01.12.2023.

Gjithashtu Telegrafi merr vesh se i njëjti ka kërkuar dorëheqje për arsye personale dhe familjare.