Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka shprehur shqetësim pasi që gazetarit Vehbi Kajtazi i është suspenduar llogaria në Facebook, gjë e cila sipas këtij të fundit është si pasojë e raportimeve të vazhdueshme të bëra ndaj postimeve të tij që lidhen me zgjedhjet e 9 shkurtit, si dhe veprimeve të shumta nga llogari të automatizuara (bots) që e kanë ngacmuar dhe shqetësuar në platformën e tij para dhe gjatë fushatës zgjedhore.
Pos kësaj, AGK ka rikujtuar rëndësinë e garantimit të lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së gazetarëve nga çfarëdo forme e ndërhyrjes apo pengimit në punën e tyre.
Reagimi i plotë:







