Analisti dhe gazetari, Vehbi Kajtazi ka komentuar zhvillimet e ditës së sotme në KQZ.

Ai tha se vendimi ishte i drejtë, por parasheh dhunë nëse ky vendim nuk kthehet në favor të Vetëvendosjes, në organet tjera ligjore, transmeton Ballkani.info.

“Unë besoj që kjo situatë është e pa përshtatshme, por nëse kjo listë mbet e pa certifikuar deri në fund, do të ketë dhunë të pashmangshme në Kosovë”, tha Kajtazi në “Debat Plus”.

Fjalët ia bëri “amin” edhe ish-ministri i PDK-së, Dardan Gashi./Ballkani.info/