Vedati i Stupcave me postim emocional pas transferimit të Zhegrovës në Basel (VIDEO)

​Zhegrova është prezantuar te Baseli dhe do të mbajë të veshur fanellën me numrin 30

Talenti i Kosovës, Edon Zhegrova, ka kompletuar transferimin nga Genku te Baseli.

19-vjecari tashmë është prezantuar te klubi zviceran. Ai i bashkohet Baselit në formë huazimi për një sezon e gjysmë, deri në edicionin 2019/20, me klubin zviceran që thotë se ka opsionin për ta blerë 19-vjeçarin në fund të 2020-ës.

Në këto momente të jashtëzakonshëm talenti të Kosovës është duke i qëndruar afër miku i tij më i mirë, Vedat Bajrami (aktor i grupit Stupcat).

Ai është gëzuar për kalimin Zhegrovës te Baseli, duke postuar në llogarinë e tij në Instagram deklaratën e parë të Zhegrovës si futbollist i Base, teksa shkruan: “Urime Edon, tre kosovarë në FC Basel”.

Te Baseli, Edoni do të gjejë dy kosovarë tjerë, Albian Ajetin dhe Taulant Xhakën.

Zhegorva kalon në kampionatin zviceranë për të gjetur më shumë hapësirë, pasi në Belgjikë i mungonin minutat.

Në 27 ndeshje zyrtare për belgët, anësori kosovar, i cili mund të luajë në të dy krahët e sulmit, i ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar tri asiste.

Ai iu bashkua Genkut nga St. Truiden Res në vitin 2017 dhe tani do ta bartë fanellën e Baselit me numrin 30.

Gjatë këtij afati kalimtar është raportuar se për shërbimet e talentit kosovar kishin shprehur interesim edhe klube të mëdha si Barcelona, Milan dhe Lazio.