Vedat Muriqi po stërvitet i veçuar pas problemeve që pati me Fenerbahçen

Kosova tashmë ka nisur përgatitjet për ndeshjet e nëntorit kundër Çekisë në udhëtim dhe Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Bernard Challandes nuk po punon me grupin e plotësuar, pasi disa lojtarë ende nuk kanë ardhur pas detyrave me klubet respektive.

Sulmuesi në top formë, Vedat Muriqi, fatkeqësisht, nuk është në 100% të formës.

25-vjeçari luajti 90 minuta kundër Kasimpasas, ku realizoi dy gola, por u largua nga fusha me disa shqetësime të vogla.

Ato shqetësime janë konfirmuar tashmë, pasi Muriqi nuk është stërvitur në “Fadil Vokrri” me pjesën tjetër të skuadrës, por i veçuar.

Derisa Herolind Shala dhe Leart Paqarada kanë probleme fizike dhe janë në dyshim për Çekinë.

loading…