Vedat Muriqi është prezantuar në mënyrë speciale te klubi i ri, Fenerbahçe.
Sulmuesi i Kosovës, i cili kaloi te Fenerbahçe nga Rizespori për shumën e 4 milionë eurove, është prezantuar në mënyrë të vecantë te klubi i ri në Turqi.
Muriqi në rolin e moderatorit të lajmeve e ka prezantuar veten si lojtarin më të ri të Fenerbahçes, me të cilin klub ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, deri më 2023.
“İyi ki“ ?? #BizFenerbahçeyiz
? https://t.co/XdXM2HZQKE pic.twitter.com/pJlLLTm8xf
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) July 8, 2019
“Mirëdita. Jemi me ngjarjet e ditës në edicionin qendror të lajmeve”, ka thënë fillimisht Muriqi.
“Po ja nisim lajmet me një transferim”.
“Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi i është bashkuar familjes së klubit më të madh turk, Fenerbahce”.
“Klubi ka nënshkruar me lojtarin kontratë katër vjeçare”
“Në vijim shikoni pamjet”, përfundoi sulmuesi i Kosovës.
Pas kësaj dalim edhe pamjet e nënshkrimit të kontratës, prezantimi të lojtarit dhe intervista gjatë prezantimit.
Bomberi i Kosovës ishte kërkuar nga disa klube evropiane, përfshirë këtu edhe Galatasarayn, por në fund e rrëmbeu Fenerbahçe për shkak të ofertës më të mirë që i bën Rizesporti.
Muriqi e mbylli sezonin 2018/19 me Rizesporin me 17 gola e 8 asiste.







