Vedat Muriqi në radarin e një tjetër klubi anglez

Bournemouth është skuadra e fundit që ka shfaqur interesim për “Gladiatorin” e Kosovës, Vedat Muriq. Tottenham dhe Lazio gjithashtu ka kohë që interesohen për 25-vjeçarin nga Prizreni.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Murqit, po shijon vitet më të mira në karrierë. Pasi shkëlqeu me Rizesporin sezonin 2018/19, ai u bë cak i shumë klubeve evropiane dhe përfundoi te Fenerbahçe.

Për shkak të disa paraqitjeve të mira me klubin, dhe ndeshjeve të mira që po tregon me Kombëtaren e Kosovës, Muriqi po kërkohet sërish nga shumë klube evropiane, ani pse s’ka disa muaj që ka ndërruar skuadër.

Pas Tottenham dhe Lazio, që vazhdimisht raportohet se po interesohen për 25-vjeçarin nga Prizreni, tani edhe Bournemouth është hedhur në sulm.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja “Daily Mirror”, që sipas tyre – trajneri Eddie Howe e pëlqen shumë Muriqin për shkak të fizikut të shqiptarit.

Në 7 ndeshje deri më tani në Superligën e Turqisë, Vedat Muriqi ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar një asist.

Numrat e Muriqit rriten në sezonin 2019/20 nëse shtojmë edhe shifrat me Kosovën, ku ka shënuar 3 gola në 3 ndeshje dhe ka dhuruar edhe 2 asiste.

Tashmë një gjë është e sigurt, nëse Muriq vazhdon me këtë formë – sezonin e ardhshëm mund të luajë në Premierligë ose Serie A, liga në të cilat ëndërron çdo lojtar të luajë gjatë karrierës.

loading…