Veçoria e shumëkërkuar e WhatsApp e disponueshme për të gjithë përdoruesit

Më në fund WhatsApp ka lançuar për të gjithë përdoruesit modalitetin “Dark Mode” në Android dhe iOS. Kompania tha se kjo ka qenë një prej veçorive më të kërkuara nga përdoruesit duke shpjeguar se dizajnit është krijuar për të eliminuar presionin ndaj shikimit që shkakton drita e bardhë në ambiente të errëta.

WhatsApp tha se është fokusuar në dy aspekte: lexueshmëria duke përdorur ngjyra të përafërta me ato të sistemit në Android dhe iOS si dhe hierarkia e informacionit duke përdorur ngjyrat për të tërhequr vëmendje me elementë dizajni në informacione me rëndësi.

“Dark Mode” në iOS është plotësisht e zezë ndërsa në Android një gri e errët. Përdoruesit në Android 10 dhe iOS 13 do të shohin “Dark Mode” të aktivizohet automatikisht kur sistemi operativ aktivizon këtë modalitet.

Ata që janë në Android 9 mund ta aktivizojnë duke shkuar në WhatsApp SettingsChatsTheme dhe përzgjedhur Dark.

Për të marrë këtë veçori përdoruesit duhet të përditësojnë aplikacionin WhatsApp.