Iphone

Veçantia që pritet të ketë iPhone 16 Pro!

Iphone 14 Pro Max dhe ai 15 Pro Max janë modelet më të shitura të Apple, kjo për shkak të veçorive më speciale që ofrohen nga këto dy modele. “

Pro Max” janë kryesisht modelet me ekrane më të mëdha dhe ofrojnë një sërë funksionesh që nuk mund të gjenden nga modelet e tjera të iPhone.

Megjithatë, një ekran i madh po rezulton me probleme për njerëzit që duan ta përdorin telefonin e tyre vetëm me një dorë. Dikush mund të hasë vështirësi për të rrëshqitur përgjatë sistemit iOS me vetëm një dorë dhe duhet të kap telefonin me dy duart për të arritur aplikacionet e synuara. Sistemi operativ iOS nuk u optimizua kurrë për përdorim me një dorë në telefonat më të mëdhenj.

Një raport i PhoneArena sugjeron se iPhone 16 Pro me një ekran 6.3 inç mund të jetë një opsion më i mirë për ata që duan një balancë midis një ekrani të madh dhe përdorimit të telefonit me një dorë. Përfshirja e mundshme e një kamere me zmadhim optik 5x dhe një rritje e lehtë e kapacitetit të baterisë në iPhone 16 Pro 6.3 inç janë vërejtur si përfitime shtesë.

Apple njihet për çmimet e larta. iPhone 15 Pro Max shitet në Shtetet e Bashkuara për 1,199 dollarë. Çmimi i kësaj pajisjeje në Evropë është dukshëm më i lartë. Në faqen e Apple është bërë e ditur se në eurozonë kushton edhe mbi 1440 euro, që është 9% më shumë se çmimi i vitit të kaluar i celularit të Apple. Megjithatë, çmimet në Kontinentin e Vjetër ndryshojnë nga vendi në vend, por të gjitha janë dukshëm më të larta se në SHBA.

iPhone 15 Pro Max kushton 1,479 euro në Francë, 1,449 euro në Gjermani dhe 1,489 euro në Itali. Modeli bazë i iPhone 15 është më i shtrenjtë në Evropë sesa në SHBA. Në Amerikë është 800 dollarë ndërsa në Francë 969 euro, në Gjermani 949 euro dhe në Itali 979 euro. Në SHBA, TVSH-ja llogaritet sipas blerjes. Norma e TVSH-së ndryshon sipas shtetit të SHBA-së, duke filluar nga 2.9 në 7.25%.