Veç sherr në Big Brother VIP, Arbana u kërkon Ilirit e Donaldit të dalin jashtë

Mbrëmja e sotme e BIG BROTHER VIP ka nisur me debate të forta dhe ngritje zëri mes konkurrentëve.

Protagonistë ishin Donaldi, Iliri dhe Arjola. Donaldi e akuzoi Arjolën se qendron pas hijës së Ilirit dhe kjo bëri që mes tyre të zhvillohet një debat i fortë.

Tonet u ngriten aq lart, sa për një moment Arbana iu kërkoi Ilirit dhe Donaldit që të dilnin jashtë.

Interesant ishte reagimi i Beatrix, e cila herë pas herë i kërkonte Donaldit që të pushonte.