Veç pesë anesteziologë në 100 mijë banorë, kriza vetëm sa po thellohet

Anesteziologu Lulëzim Emini ka folur për krizën e anesteziologëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si dhe për barrën e madhe që po bie mbi shpinën e anesteziologëve ekzistues.

“Kur kemi qenë në numër më të madh që e përmendët ju, 54 më herë, para dy vjetëve kemi qenë 64, do të thotë kanë qenë edhe më shumë edhe ka qenë jashtëzakonisht e vështirë edhe në atë periudhë kohore por tani jemi 48 prej tyre madje nuk janë të gjithë me kapacitet të plotë për shkak të problemeve të ndryshme, çështjeve të ndryshme ose nuk janë në paga zero të themi në klinikën tonë dhe ky numër është edhe më i vogël se sa 48, që nënkupton që nuk përfshin kujdestarinë për shkak të qoftë të gjendjes së tyre shëndetësore ose për shkak të vendi nëpunës k u ata gjenden momentalisht e që vendi i punës nuk është në qendrën klinike universitare por ende figurojnë si emra te ne”, ka thënë Emini për Info Magazine të Klan Kosovës.

“Me fjalë të tjera edhe kur kemi qenë 64 ka qenë vështirë dhe ne e kemi thënë që është e vështirë sepse kemi qemë me numër më të pakët të anesteziologëve në 100 mijë banorë në rajon, në Evropë, apo në Evropën Qendrore apo në pjesën veriore të Evropës dhe vendet skandinave që janë shumë më mirë se sa Evropa Qendrore”.

Emini tha se ata janë pesë anesteziologë në 100 mijë banorë, dhe po duhet të mbajnë kujdestari të shpeshta, duke përmendur më pas edhe rëndësinë jetike të anesteziologut dhe nevojën që kanë klinikat tjera për ta.

“Ne sot kur po bisedojmë jemi  5 anesteziologë në 100 mijë banorë, kurse kur kemi diskutuar ndoshta para një viti e gjysmë apo dy vjetësh para pandemisë kemi qenë 5.7 anesteziologë në 100 mijë banorë. Atëherë ka qenë shumë e rëndë, e tash është edhe më e rëndë se sa shumë e rëndë. Si po ia dalim? Kudjestaritë tona janë shumë më të shpeshta, jemi çdo gjashtën natë kujdestarë ose çdo të tretën natë. Nëse ndonjëri prej kolegëve sëmuret ose shkon në pushim vjetor ose për shkaqe të ndryshme të ndonjë anëtari të familjes nuk mund të dalë në punë, ky i treti i bie çdo të tretën në atë, një ditë është 24 orë, dy ditë, mundet me i pasë vetëm një ditë të lirë ose në punë, dhe prapë ditën tjetër, ditën e tretë në kujdestari 24 orëshe”.

“Kujdestaritë janë jashtëzakonisht të rënda, edhe në qendrën emergjente, edhe në gjinekologji ,edhe në ortopedi, edhe në kardiokirurgji edhe në mjekim intensiv qendror, domethënë këto janë njësitë që mbulojnë gjatë kujdestaritë”.

“Prioritet i yni është që të mbulohen këto kujdestari që të gjitha rastet urgjente që kanë nevojë për shërbimet tona dhe që kanë nevojë për intervenime kirurgjike apo konsulta anesteziologjie eventuale qoftë para ose pas operacionit ose edhen ë qendrën emergjente apo në klinikat tjera internistike të gjithj këto mbulohen prej anesteziologëve”.