Veç kështu demantohet Serbia. Lesoto s’e ka tërhequr njohjen për Kosovën (DOKUMENT)

Serbia si shtet dhe mediat e saj vazhdojnë të propagandojnë tërheqje të njohjeve për Kosovën.

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe sot, ku thuhet se Lesoto, shtet afrikan, e ka tërhequr njohjen ndaj Republikës së Kosovës. Lajmin e ka thënë gazeta e Vuçiqit, “Kurir”, e cila njihet për gënjeshtra që lëshon në raport me Kosovën.

Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë.

Burime të Ballkani.info brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës kanë thënë se nuk ka tërheqje të njohjes nga Lesoto, siç nuk kishte as nga vendet tjera që propagandonte Serbia.

“Nuk ka asnjë notë verbale që e çnjeh Kosovën. Është vetëm propagandë serbe”, ka thënë një zyrtar i MPJ-së për Ballkani.info.

Ballkani.info po ashtu e ka siguruar edhe notën verbale të njohjës së Kosovës nga Lesoto. Nota është e vitit 2014.

Kosova në Lesotot është e pranishme përmes ambasadës së Kosovës në Romë.

Mbretëria e Lesotos

Mbretëria e Lesotos është një mbretëri e vogël e rrethuar në të gjitha anët nga Afrika Jugore dhe e varur nga ky shtet.
Ajo është anëtare e organizatave Southern African Development Community (SADC) dhe Southern African Customs Union (SACU), si dhe është aktive në Organizatën e e Unionit Afrikan dhe në Lëvizjen e Shteteve të Painkuadruara dhe në Komonvelt./Ballkani.info/