“Vrojtuesit e lagjës” kanë publikuar një video të momentit kur një qytetar sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë.

Sulmet nga qentë endacak janë bërë realitet i përditshëm i qytetarëve të Prishtinës.

Një gjë të tillë e tregon edhe kjo video e publikuar nga “Vrojtuesit e Lagjës”.

"Veq kane qef me lujt."
Sulmi nga qent endacak ne Prishtine. pic.twitter.com/gmmC4bwhLd

— Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë (@VrojtuesitPR) May 29, 2022

E “dashamirët e kafshëve” shumë shpesh kanë pasur arsyetime të tilla banale si “kanë qef me lujtë” për sulmet e qenve ndaj qytetarëve.

Madje, shumë shpesh ka pasur edhe rekomandime ende më banale si ajo që qytetarët duhet të mbajnë bukë me vete për t’i zbutur qentë endacakë.