Gazetari Milaim Zeka, ka shuar aludimet se edhe ai gjatë ditës së sotme ishte arrestuar së bashku me Fatmir Shehollin, të dyshuar për spiunazh.
Në një lidhje telefonike në “Kosova Today”, Zeka i quajti të poshtra, lajmet rreth “arrestimit” të tij, transmeton Klankosova.tv.
Megjithëse, Zeka tregoi se si ishte arrestuar Sheholli, derisa ata ishin në të njëjtin hotel në Prishtinë.
“Dua vetëm të them diçka. Personi Fatmir Sheholli është arrestuar sa ishte duke pirë kafe në hotel, unë isha me një person tjetër. Kisha shkuar realisht me pi kafe me dy artistet tona të mëdha, me Eli Farën dhe Irma Libohova. Fatmiri më tha ‘a muj me ardh me pi një kafe?’. I thash ‘po more, hajde në hotel jam’. Veç kanë hy policia, dhe i thanë ‘Zotëri Sheholli, jeni i arrestuar me urdhër të Prokurorit për spiunazh’. Kaq është historia”, u shpreh Zeka.
Ndër të tjera, Zeka thotë se ai u ftua për intervistim.







