Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi shfrytëzoi të drejtën e votës, foli edhe për përvojën e tij gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, duke përdorur edhe gjuhën serbe.
Ai tha se gjatë kësaj fushate ka punuar në tri ndërrime për të mbështetur komunat dhe për të ndjekur përgatitjet për zgjedhjet lokale.
“Gjatë kësaj fushate kam punuar në tri ndërrime, në të gjitha komunat, dhe jam përkushtuar që të ndjek përgatitjet për zgjedhje, sepse zgjedhjet komunale lokale nuk janë më pak të rëndësishme se ato parlamentare qendrore. Duke qenë se qytetarët e Republikës janë kryesisht edhe banorë të komunave, ato janë tejet të rëndësishme për mirëqenien, dinjitetin dhe cilësinë e jetës në përgjithësi. Fletëvotimi nuk ishte vetëm një emër, por një mundësi reale që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur kryetarin e komunës”, tha Kurti.







