Vdiq reperi dhe aktori i njohur, DMX

Reperi DMX ka vdekur në moshën 50 vjeçare. Lajmin e dha familja e tij.

“Shumë të pikëlluar ju njoftojmë se sot më i dashuri ynë, DMX, me emër të lindjes, Earl Simmons, ka vdekur në moshën 50 vjeçare në spitalin White Plains’, thuhet në njoftimin e familjes.

Bëhet e ditur se ai kaloi momentet e fundit me familjen pranë.

DMX nisi të bënte rep në fillim të viteve të 90’ta dhe albumi i tij debutues u publikua më 1998 me titullin “It’s Dark and Hell Is Hot”.

Kënga “Ruff Ryders Anthem” e ndihmoi atë të arrinte sukses të madh komercial derisa famën e mori kryesisht pas vdekjes së The Notorious B.I.G. dhe Tupac Shakur.