Vdiq Paddy Ashdown
Ish përfaqësuesi i lartë i Bashkësisë Ndërkombëtare në Bosnjë dhe Hercegovinë, Paddy Ashdown, ka vdekur sot në moshën 77 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e Ashdoënit e ka bërë të ditur Partia Liberale britanikë, ku ai ishte në krye të saj nga viti 1988 deri në vitin 1999.
Ashdown për herë të fundit u gjend në qendër të vëmendjes sonë, kur se bashku me ish përfaqësuesit e lartë Carl Bildt dhe Christian Schwarz Schilling, u përfshi në debatin për korrgjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Ballkani.info.
Ata të tre i kishin dërguar një letër të hapur përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini. /Ballkani.info/