Vdiq nga treni në Skenderaj, policia po e heton rastin si vdekje të dyshimtë

Një person dyshohet se është goditur nga treni në Skënderaj.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Aqarevë rreth orës 6:30.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore.

Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML.

“Fsh. Aqarevë, Skenderaj 23.08.2021 – 06:30.  Dyshohet se një mashkull  kosovar është goditur nga treni. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore si dhe mjekësia ligjore të cilët me urdhër të prokurorit kanë marrë trupin e pa jetë për Obduksion në IML. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.