Momir Bulatoviq, ish presidenti i Malit të Zi nga viti 1990 deri në vitin 1998 dhe ish kryeministër i qeverisë federale të ish Jugosllavisë nga viti 1998 deri në vitin 2000, ka vdekur sot në moshën 63 vjeçare.

Bulatoviq ka qenë njëri ndër bashkëpunëtorët me të afërm të ish kriminelit serb, Sllobodan Millosheviq, kurse pas vdekjes së tij, ai shpesh ka thënë se kufiri ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi është jonatyral, transmeton Ballkani.info.

Ai cilësohet si njëri nder personat me të rëndësishëm në Serbi gjatë luftërave makabre që serbët i bënë në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. /Ballkan.info/