Mijëra iranianë kanë dalë në rrugë për funeralin e Qasem Soleimanit i cili varroset sot në vendlindjen e tij në Kerman.

Gjatë këtij funerali raportohet se disa persona kanë vdekur për shkak se janë shtypur nga turma e madhe e njerëzve.

Numri i saktë i të vdekurve nuk është konfirmuar, por zyrtarët e urgjencës konfirmuan se ka pasur vdekje, raporton ‘BBC’.

Qasem Soleimani është vrarë përmes një sulmi nga droni të kryer nga ushtria amerikane ditën e premte në Irak, sipas urdhrit të presidentit, Donald Trump.

Ai cilësohej si terrorist.