Vdes zyrtari komunal në Komunën e Obiliqit

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka dhënë lajmin për vdekjen e zyrtarit komunal, Halil Ibrahimi.

“Sot, komuna e Obiliqit humbi një njeri të përgjegjshëm e të zellshëm që me përkushtim të plotë ka zhvilluar punën e tij zyrtare në shërbimet e administratës”, shkroi Gashi në llogarinë e tij në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit komunal, kolegut tonë, Halil Ibrahimit. Sot, komuna e Obiliqit humbi një njeri të përgjegjshëm e të zellshëm që me përkushtim të plotë ka zhvilluar punën e tij zyrtare në shërbimet e administratës.

Me këtë rast, në emrin tim dhe institucionit komunal shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Ibrahimi, kolegëve të punës, miqve e dashamirëve. Halili, pushoftë i qetë në paqe! I përjetshëm qoftë kujtimi për të!