Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur Myzafer Kalanderi, Zyrtar kryesor Financiar në ShSKUK dhe ish- drejtor i përgjithshëm në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren.

Përmes një postimi në Facebook, nga ShSKUK u kanë shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve.

“Ishte profesionist i shquar, njeri human dhe i përkushtuar në kryerjen e punës deri në momentet e fundit. Familja humbi njeriun më të dashur të tyre, kurse kolegët dhe ShSKUK një profesionist me vlera të larta njerëzore dhe profesionale”, thuhet në njoftim.