Vdes vëllau i ministrit Liburn Aliu

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se sot i ka vdekur vëllau.

Aliu ka bërë të ditur se vëllau i tij varroset sot, por për arsye te pamdemisë do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë i familjes.

Postimi i Aliut:

Sot, u nda nga ne vëllai im i dashur Shkelzen Aliu.

Matematicien i zoti dhe inxhinier i palodhshëm. I qetë, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë.

Na e përloti syrin por na la dhe kujtime te mira.