Vdes vëllai i Xhevdet Pozharit, ishte në komë që pesë muaj

Analisti Xhevdet Pozhari, ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë vëllai i tij, Ardoniti.

Pozhari në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 17:00, në varrezat e reja të qytetit në Gjakovë, përcjell Ballkani.info.

Që pesë muaj, Ardoniti ishte në komë në Mjekimin Qendror Intensiv të QKUK

Postimi i plotë:

Shpirtbardhi jonë, Ardoniti, sot mbylli sytë përgjithmonë.

Zoti e deshti pranë vetes, engjëllin tonë.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, e diele 19.06.2022, në ora 17:00, në varrezat e reja të qytetit në Gjakovë.

Të pikëlluar,

Familja Pozhari.