Vdes vajza që u bë simbol i luftës në Jemen

Ishte kthyer në simbolin e luftës në Jemen, pasi imazhet e saj u shfaqen të publikuara në NY Times, vetëm pak ditë më parë.

Po sipas “NYT”, e vogla Amal Hussain, 7 vjeç, ka vdekur në një kamp refugjatësh

Amal dukej në gjendje të mjerueshme si rezultat i pasojave të luftes, ndërsa lajmi i është përcjellë me shpejtësi edhe familjarëve.

“Zemra ime është copëtuar, Amal buzëqeshte gjithmone. Tani kam frikë për fëmijët e tjerë”, është shprehur nëna e Amal Hussain.

Autori i fotos, që ka bërë xhiron e botës, është Tyler Hicks.