Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka shprehur ngushëllime familjes Muja për vdekjen e policit Xhemajl Muja, i cili dyshohet se ra në një bunar.
“Me pikëllim morëm lajmin për humbjen e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht zyrtarit policor në Drenas, Xhemajl Muja. Ngushëllimet me të sinqerta familjes Muja për humbjen e Xhemajlit”, është shprehur Lladrovci.
Kujtojmë se polici Xhemajl Muja ishte edhe ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 114, ndërsa që nga pasluftës ishte pjesë e policisë në Drenas.
Postimi i plotë:
Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Muja me rastin e vdekjes së veteranit të UÇK-së, Xhemajl Muja
Më rastin e vdekjes në mënyrë tragjike të Xhemajl Muja nga fshati Gradicë i Komunës së Drenasit, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka shprehur ngushëllimet me të sinqerta për familjen Muja.
“Me pikëllim morëm lajmin për humbjen e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht zyrtarit policor në Drenas, Xhemajl Muja. Ngushëllimet me të sinqerta familjes Muja për humbjen e Xhemajlit”, ka shprehur ngushëllimin kryetari Lladrovci.
Xhemajl Muja ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Brigadën 114, ndërsa që nga pas lufta zyrtar policor në Stacionin Policor në Drenas.
Ngushëllime të sinqerta familjes Muja!








