Vdes tragjikisht një i ri nga fshati Rastovicë i Deçanit

Një i ri nga Deçani, respektivisht nga fshati i Rastovicë, e ka humbur sot jetën tragjikisht.

Azgon Selmanaj ka vdekur sot në Liqenin e Radoniqit. Kështu ka bërë të ditur deputetja e AAK-së nga ky fshat, Time Kadrijaj.

Postimi i plotë i deputetes:

Tragjikisht ka humbur jetën sot në liqenin e Radoniqit i riu nga fshati jonë Rastovic Azgon Selmanaj.

Ngushëllime familjes e te gjithëve qe e kane njoftë Azgonin.

Pusho në paqe e inshalla në xhehnet!