Të tjerët në arrati

Vdes shqiptari gjatë grabitjes në Itali

Një grup hajdutësh vodhën një dyqan duhani në Ponte Filcino, duke u larguar më tej menjë Audi brenda të cilit vendosën cigaret por edhe disa karta gërvishtëse lotarie. Pronari i dyqanit në tentativë për të ndalur grabitësit, është përleshur me ta dhe është dëmtuar nga makina e autorëve, teksa menjëherë ka njoftuar karabinierët.

Policia ju vu në ndjekje, por nga ana e grupit të grabitësve pati të shtëna me armë të cilave ju kundërpërgj edhe policia, transmeton ballkani.info.

Grabitja shkoi keq dhe nga të shtënat mbeti i vrarë një prej autorëve, i cili sipas mediave italiane dyshohet të jetë shqiptar. Pjesa tjetër e grabitësve, u arratisën përmes rrugëve të një fshati afër dyçanit të cilin e kishin grabitur.