Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të enjten në fshatin Jezerc.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli konfirmoi se në aksident ishte përfshirë një kamion transportues, ndërsa ka humbur jetën shoferi i kamionit.

“Më 11.07.2024 rreth ores 13:30 kemi pranuar një informatë se në fshatin Jezerc të Ferizajt, tek vendi i quajtuar “Reka e Vogël ” është një aksident ku është përfshirë një kamion trasportues. Ekipe të policisë, njësitet e rendit dhe hetuesit policorë të aksidenteve të Njësisë së Konunikacionit Rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë mësuar se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shoferi i kamionit, shqiptar, kosovar i moshës madhore, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjekët të Emergjencës së Ferizajt”, konfirmoi Veseli.

Ai tha se nga hetimet e para dyshohet se kamioni ka qenë në lëvizje nga Ferizaj në drejtim të fshatit Jezerc dhe me të arritur tek vendi i quajtur “Reka e vogël” në rrethana ende të panjohura, shoferi ka humbur kontrollin mbi kamionin dhe është rrukollisur poshtë rrugës disa metra.

“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, tha ai.