Vdes punonjësi shumëvjeçar i Komunës së Ferizajt

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se sot në mëngjes ka vdekur punonjësi shumëvjeçar i kësaj komune, arkitekti Mustafë Zariqi.

Aliu ka thënë se Ferizaj ka humbur një arkitekt të dalluar, një qytetar i ndershëm, një bashkëpunëtor korrekt e të veçante dhë një mik të çmuar.

“Lamtumirë miku im që me ikjen tënde të parakohshme na trondite e na le pa fjalë, pikërisht në çastin kur prisnim ta fitosh betejën me vdekjen. Fjalët janë të pakta për ta shprehur dhembjen e mërzinë.

Ngushëllime të sinqerta familjes së nderuar Zariqi, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjerit”, ka shkruar Aliu.