Ka vdekur sonte Nazmi Jetullahu, punëtor shumëvjeçar i Radio Televizionit të Kosovës.
Jetullahu ka punuar në Departamentin e Arkivit në RTK.
Sindikata e Pavarur e RTK-së me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e kolegut tonë, arkivistit shumë vjeçar në RTK, Nazmi Jetullahut.
SPRTK ju shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve.
U prehtë në paqe shpirti i tij!







