Vdes punëtori në Obiliq, dyshohet se ra nga lartësia

Një punëtor ka vdekur në fshatin Shkabaj, pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot në stacionin policor të Obiliqit, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në fshatin Shkabaj, ku një person dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës”, tha Ahmeti.