Vdes punëtori i sigurimit gjatë orarit të punës në Ministrinë e Infrastrukturës

Një punëtor i sigurimit në Ministrinë e Infrastrukturës ka vdekur në vendin e tij të punës të martën rreth orës 12:00. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët po e hetojnë atë.

“Në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, të martën në orën 11 e 50 minuta, viktimës mashkull kosovar pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.