Bardhyl Bekteshi

Vdes punëtori i RTK-së, Bardhyl Bekteshi

Në moshën 65 vjeçare ndërroi jetë punëtori shumëvjeçar i RTK-së, Bardhyl Bekteshi.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur sindikata e pavarur e RTK’së.

“Me pikëllim e dhembje morëm lajmin për vdekjen e kolegut tonë, Bardhyl Bekteshi. Sindikata e vlerëson lartë kontributin shumëvjeçar të Bardhylit në RTK, si mjeshtër montazhe, autor emisionesh, mbikëqyrës artistik, sindikalist etj. Bardhyli do të mbetet për ne një njeri i dashur, i respektuar dhe profesionistë i rrallë”, thuhet në njoftim.

Tutje, SPRTK shpreh ngushëllime familjes, kolegëve si dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin dha bashkëpunojnë me të!

Bekteshi ishte punëtor shumëvjeçar edhe në ish-RTP./ballkani.info