Vdes punëtori i Komunës së Deçanit, Haki Mushkolaj

Ka vdekur Haki Mushkolaj, punëtor i Komunës së Deçanit, shkruan ballkani.info

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook.

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të punëtorit shumëvjeçar të Komunës së Deçanit, Haki Mushkolaj. Hakiun do e kujtojmë si një burrë të urtë, të sjellshëm dhe të respektuar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Mushkolaj, të gjithë miqëve dhe kolegëve”, ka shkruar Ramosaj. /Ballkani.info/