Vdes profesori nga Peja, ndodhej në gjendje të rëndë tash e disa ditë

Sot ka ndërruar jetë profesori veteran nga Peja, Ali Dreshaj.

Për vdekjen e tij ka njoftuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe deputeti i saj, Ali Berisha.

“Me pikëllim mësova lajmin për vdekjen e profesor Ali Dreshajt! Një burrë me cilësi të larta, një njeri i mirë i cili i mbushi vitet me jetë, e jo jetën me vite. Ishte i dalluar, i dashur për të gjithë dhe intelektual në kuptimin e plotë të fjalës. Profesor Ali Dreshaj, iku sot duke na lënë shumë dhembje. Por, krahas dhembjes edhe kujtimet dhe shembujt më të mirë se si duhet jetuar, formësuar dhe ndarë dije për të tjerët! Mbi të gjitha, në kujtesën time, do ta mbajë mend si njeriun modest e të qetë! Familje e nderuar Dreshaj, qytetarë, punonjës arsimor, nxënës, pranoni ngushëllimet e mia dhe të Aleancës. Në këto orë dhembjeje, ndodhemi pranë jush!”, ka shkruar ai.

Në media u raportuar se ai ishte në gjendje të rëndë nga mushkëritë dhe që disa ditë ishte duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.