Një i shtruar në Spitalin e Prizrenit nga 27 nëntori e i cili po trajtohej nga mjekët pa sukses, mesditën e së hënës ka ndërruar jetë.
E rasti i kësaj vdekje po cilësohet i dyshimtë nga familjarët, derisa organet e ndjekjes e hetuesisë kanë nisur hetimet.
Policia njofton se në Spitalin e Prizrenit me 07.12.2020 rreth orës 13:45, është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte në tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit që nga data 27.11.2020, sot ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, turpi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.







