Sherife Syla, nëna e dëshmorit Kadri Syla, ka vdekur të hënën në moshën 79 vjeçe. Nëna Sherife ishte bërë e njohur me videon e postuar në kanalin Youtube, duke e sharë ish-kryeministrin tashmë të ndjerë, Bajram Rexhepi.

Rexhepi, gjatë një përvjetori të masakrës së Raçakut, i shoqëruar nga ish-ministri Fehmi Mujota, përkulet dhe e merr në ngryk nënën e dëshmorit dhe të një martiri, e cila po ashtu ka humbur edhe bashkëshortin, duke e ngushëlluar, shkruan Insajderi.

“Bonu e fortë oj loke se e di çka ke përjetu, ishalla Zoti ua shpagun atyre që…”, i thotë Rexhepi nënës Sherife nga Shtimja.

“Po valla na keni ba e na keni këqyr, falemineres, ja na keni q… nanën”, ia kthen ajo.

Rexhepi, nuk përmbahet nga buzagazi.

Nëna Sherife në luftën e fundit ka humbur dy djem dhe bashkëshortin. Ajo është varrosur të hënën në Shtime.

https://www.youtube.com/watch?v=bs8hcki5b8I