Vdes personi i cili u godit nga treni në Klinë

Një person ka vdekur në Klinë pasi ishte goditur nga treni.

Rasti ka ndodhur në Klinë rreth orës 06:00 në rrugën “Ilir Merturi”.

Viktima ishte dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës.

“Në konsultim me Prokurorin e shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet si Hetim i vdekjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.