Lajmi i fundit

Vdes personi i aksidentuar në rrugën Prishtinë-Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur te Kroni i Mbretit, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Personi i aksidentuar, tashmë është pa shenja jete.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Lidhur me njoftimin rreth aksidentit që ua kemi përcjellë më herët, nga Emergjenca jemi njoftuar se personi që është dërguar për trajtim mjekësor është pa shenja jete”, ka njoftuar Krasniqi.

BONUS VIDEO: Keqpërdorime në njësinë për patentë shoferë në Pejë, Durmishi paralajmëron anulimin e provimeve