“Vdes për vëmendje”, Einxhel Shkira ka disa ankesa për Dj Dagz

DJ Dagz dhe moderatorja e njohur, Einxhel Shkira u bënë çift gjatë qendrimit të tyre në “Big Brother Vip” dhe lidhjen e tyre e përforcoi edhe më shumë shatzënia e Einxhelit.

Dyshja janë kthyer në një nga çiftet e preferuara të Instagramit, me Einxhel e cila nuk heziton të publikojë herë pas here momente të tyre të ëmbla.

Së fundmi moderatorja është “ankuar” për partnerin, duke u shprehur se ai kërkon shumë vëmendje.

Einxhel ka publikuar një video me Dagz teksa e përqafon dhe i dhuron puthje.

“Vdes për vëmendje, vdes mbaron, mos të jem unë duke bërë diçka tjetër duke u marrë me ndonjë gjë tjetër se ky bëhet si fëmijë”,-dëgjohet të thotë Einxhel.