Vdes ofericeri i Policisë së Kosovës

Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur polici, Murat Dervishaj.

I ndjeri ishte ushtar i UÇK-së dhe një nga oficerët e parë të Policisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM MORTOR

Pas një sëmundje të rënd dhe kronike është ndarë nga jeta ish-luftëtari i lirisë dhe oficeri i Policisë së Kosovës Murat Dervishaj – BALI.

Ai ishte ndër pjesëtarët e parë të Policisë së Kosovës në stacionin policor në Skenderaj. Bali siç e thërrisnin të gjithë gëzonte respekt dhe vlerësim të jashtëzakonshëm në popull por edhe ishte shumë i përkushtuar në punën e tij.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot më 11.05. 2023 në orën 17:00 në vendlindjen e tij në Kostërc të Skenderajt.